Lufta në Ukrainë/ Rama: Presidenti nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa vazhdon pushtimin e paprovokuar në Ukrainë, Rusia e gjen veten duke u përballur me një izolim ndërkombëtar në rritje, përfshirë edhe zgjerimin e listës së sanksioneve.

Për pos ndihmave që kanë dhënë për Ukrainën, shumë shtete kanë dënuar luftën në territoret e kësaj të fundit, duke u munduar për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës, ku ndër nismëtarët për negociata dhe paqe, ishte Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sakaq, kjo temë e nxehtë nuk mund të anashkolohej nga kryeministri Edi Rama, teksa foli për mediat italiane.

Si “mik i Erdogan”, Rama tha se presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Ai  ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe është një bashkëbisedues i aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për të ndryshuar një vizion imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putin-it. Të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”, tha Rama për La Stampa-n./ S.M

Të fundit

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Lajme të tjera

Web TV