Mal i Zi në zgjedhje parlamentare/ Emërohet kreu i ri i qeverisë, ja kush merr ‘timonin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.

Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet.

Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.

“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq.

“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Partia Evropa Tani ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Përbërja e Qeverisë në ardhje do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet ky vend, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e qershorit janë mbajtur vetëm disa muaj pasi udhëheqësia politike e Malit të Zi është goditur nga humbja e ish-presidentit Millo Gjukanoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit.

Prej formimit të saj më 2022, partia Evropa Tani është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV