“Covid është bërë si gripi”/ Brataj: Janë shtuar rastet, s’ka vend për panik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj ka konfirmuar se është rritur numri i rasteve të personave të infektuar me Covid 19.

Sipas Bratajt nuk ka vend për shqetësim pasi tanimë koronavirusi është shndërruar një sëmundje  virale të zakonshme që mund të konsiderohet e ngjashme me një grip, pavarësisht se ka nisur të qarkullojë një nënvariant i ri i Omicronit EG5.

“Ka infektim më të lartë por nuk ka rritur vdekshmërinë”, tha Brataj

Ekspertët thonë se nuk ka vend për panik ndonëse Omicron është ende i përhapur në Angli, SHBA dhe Kinë.

Megjithëse Covid është shndërruar në një sëmundje të zakonshme virale, mjekët bëjnë apel që të kenë kujdes sidomos grupmoshat me risk.

“Duhet të bëjnë kujdes të moshuarit, ata me sëmundje bashkëshoqëruese”,  shtoi ai./ S.M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV