Paralajmërimi i OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngrohja globale ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në furnizimin me ushqim në botë, paralajmëroi presidenti i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donvay, duke shtuar se mungesa e ujit është bërë një kërcënim për bujqësinë më shpejt se sa pritej.

Bota ka të ngjarë të përballet me një ndërprerje të madhe në furnizimet me ushqime shumë kohë përpara se temperaturat të rriten me 1.5 gradë Celsius, paralajmëroi Donvay.

Ai vuri në dukje se efektet e krizës klimatike janë të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, të cilat kërcënojnë bujqësinë globalisht, raporton Guardian.

Donvay, një ish-ministër i mbrojtjes, i cili kryesoi samitin e vitit të kaluar të OKB-së për shkretëtirëzimin, tha se efektet e thatësirës po zhvillohen më shpejt se sa pritej.

“Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po shkon degradimi i klimës – mendoj se po shkon edhe më shpejt nga sa parashikuam”, tha ai.

Problemet e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet më intensive kërcënojnë sigurinë ushqimore në shumë rajone të botës, paralajmëroi Donvay./S.M

 

Të fundit

Po vendosnin energjisë elektrike në një qendër votimi! Humb jetën elektricisti

Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar këtë të enjte në...

Sërish tym i zi në Vatikan

Sërish tym i zi në Vatikan! Konklava nuk ka arritur ende në një dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë...

Mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari që i shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. 22-vjeçari...

Probleme në punë dhe me financat! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

Ujori Kjo verë pritet të sjellë vështirësi për Ujorët, me financat që janë një burim kryesor stresi. Nga korriku e tutje, menaxhimi i financave bëhet...

Regjimi i Vuçiç nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e Serbisë është...

Lajme të tjera

Web TV