“Çmimet 248% më shtrenjtë në Itali”/ Ansa: Pse Shqipëria u “pushtua” nga italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali, shërbimet turistike kushtojnë deri në 248% më shumë se në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë.

Kështu thuhet në një raport të Consumerismo No Profit, ku u krahasuan çmimet dhe tarifat e destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare dhe atyre italiane.

“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 gusht në një dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo.

Nëse zgjidhni struktura ekskluzive apo luksoze në Itali, kostoja maksimale arrin në 5653 euro, ndërkohë në Vlorë dhe destinacionet e tjera shqiptare shkon në 2300 euro”, shkruan agjensia e lajmeve Ansa, duke iu referuar raportit.

Sipas Consumerismo No Profit një javë qëndrimi në hotelet italiane fillon nga një minimum prej 564 euro në Milano Marittima, 735 euro në San Vito Lo Capo dhe 889 euro në Villasimius, por mund të arrijë, në strukturat ekskluzive dhe deri në 17,378 euro në Viareggio.

“Ambientet e plazheve në Itali kushtojnë mesatarisht 162% më shumë se brigjet shqiptare”, vijon artikulli.

Sipas të dhënave një vakt i plotë me bazë peshku në Shqipëri kushton mesatarisht midis 20 dhe 25 euro për person, kundrejt 45/65 euro në Itali.

“Sigurisht që nuk është rastësi që ka një rënie prej 30% të pranisë së bashkatdhetarëve në resortet kryesore bregdetare të vendit tonë, ndërkohë që plazhet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Spanjës janë pushtuar nga turistët italianë”- komenton presidenti Luigi Gabriel.

 

Të fundit

Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë

Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e...

Donte të vriste zyrtarë amerikanë, arrestohet i riu në Kapitol

Një 24 vjeçar është arrestuar jashtë Kapitolit në SHBA me kokteje molotov dhe thika pasi donte të vriste zyrtarë të lartë të qeverisë. Ryan Michael...

Kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi mes dy banorëve

Egli: Kam reaguar gjithmonë kur km qenë e përfshirë Gjesti: Te Lori Caffe ti ishe me Jozin, s’po flisnit. Kur erdha unë dhe e ngacmova,...

Pse inteligjenca artificiale kineze ka mahnitur botën

Modeli i parë i arsyetimit në botë, një formë e avancuar e inteligjencës artificiale, u publikua në shtator nga OpenAI, një firmë amerikane. o1,...

Cilat janë përfitimet e shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vezëve në mëngjes

Konsumimi i vezëve në mëngjes është një zgjedhje klasike dhe mjaft e rëndësishme për organizmin tonë. Janë të pasura me proteina, me pak kalori dhe...

Lajme të tjera

Web TV