Problemet me fushën e stadiumit të Lushnjes, ironia e Korreshit: Nuk ka as lopë vërdallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Lushnjes ka njoftuar që ndeshja Lushnja – Apolonia e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë nuk do të luhet në fushën e lushnjarëve. Kjo erdhi për shkak se bari i stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është tharë dhe do të mbillet në ditët në vijim.

Pas kërtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputeti i PD-së në qarkun e këtij qyteti, Saimir Korreshi. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Korreshi ironizon Ministren e Bujqësisë dhe përmend buxhetin e Bashkisë Lushnje.

“Urdhëro si thaaa??? Po një muhabet me Lushnjen. Se ç’më kujtoj Ministren e Bujqësisë që bëri thirrje për mbjelljen e grurit në mars e prill ashtu edhe bari jonë mbillet në shtator edhe pse ndeshjet fillojnë në Gusht.

Ore më falni mua, po unë e di buxheti i Bashkisë Lushnje ka kaluar në Dhjetor të vitit të kaluar, ashtu si dhe lekët për ekipin e lushnjes. Po BARI??!! Jo për gjë po nuk ka më as lopë vërdallë”, shkruan deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Të fundit

Dash Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim!

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi...

“Me ty në çdo hap dhe sfidë”, Monika Kryemadhi surprizon me mbështetjen për Ilir Metën

Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i...

Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën:Më lanë jashtë listës së mbyllur

Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në...

Makinat më të çuditshme në botë (FOTO)

Sheiku Hamad bin Hamdan al Nahyan, i njohur si "Sheiku i Ylberit", ka zbuluar koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të makinave, i cili vlerësohet...

Tom Doshi, kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD gati të dorëzojë listën në KQZ

Ndërsa kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga mbarimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV