Lajm i trishtë/ Humb jetën në moshën 36-vjeçare aktori i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fansat e “Game of Thrones ” janë pikëlluar! Aktori i njohur Darren Kent u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Aktori, i cili u bë i famshëm botëror për rolin e tij si Goatherd në serialin hit, vdiq më 15 gusht. Ai ishte diagnostikuar me osteoporozë, artrit dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës, por shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë paqësisht të premten. Prindërit dhe shoku i tij më i mirë ishin pranë tij. Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e tij në këtë moment të vështirë.

Darren nuk ishte vetëm një aktor, regjisor dhe shkrimtar i talentuar, ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të takoja. Ishte një privilegj dhe një gëzim të isha pjesë e rrugëtimit të tij. RIP miku im ” lexohet në njoftimin përkatës të agjencisë së talenteve “Carey Dodd Associates”.

Kent luajti rolin e tij të parë në filmin “Mirrors” në vitin 2008. Ai gjithashtu fitoi çmimin e aktorit më të mirë në çmimet Van D’or 2012 për portretizimin e tij të Danny në filmin “Sunnyboy”.

Të fundit

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV