Shtohen blerjet me kartë/ Banka Qendrore: Vetëm në qershor kishte 3 milionë tansaksione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë me anë të kartave duke eleminuar Cash-in.Vetëm në një muaj shqiptarët kanë kryer mbi 3 milionë trasaksione me karta bankare. Nga një analizë e shifrave të  publikuara nga Banka e Shqipërisë  vërehet se trendi që prej janarit është me rritje të ndjeshme, ndërsa në total në 6 muaj janë kryer 17.4 milionë trasaksione.

Kryesisht shqiptarët i përdorin karata për blerje në supermarket si dhe për shlyerje të fatuarave mujore. Këto shifra janë tregues pozitiv përsa i përket rritjes së formalizimit në ekonominë shqiptare.

Por pvarësisht kësaj në krahasim me vendet e BE-së pagesat nëpërmjet bankës mbetet në nivele të ulëta.

Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë nisur një projektin për nxitjen e pagesave me kartë, si një mënyrë për të zgjidhur disa nga problematikat që ekonomia shqiptare ka. Banka e Shqipërisë dhe qeveria tashmë kanë hartuar një draft në bazë të cilit do të ofrohet një llogari bazike për qytetarët që nuk kanë mundësi për të pasur një të tillë..

Gjatë muajve të fundit është vërejtur edhe një rritje e depozitimit të parave në bankomate, e cila tregon shtim të besimit në institucionet financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 356 mijë depozitime të parasë Cash në ATM. Nëse bëjmë një krahasim të së njëtës periudhë me vitin e kaluar numri mesatar mujor i depozitimeve në ATM është rritur me 24%.

Banka e Shqipërisë thotë se në 7 vitet e fundit pagesat me kartë kanë pësuar një rritje me gati 4 herë. Ndërkohë rreth 70 % e të rriturve kanë një llogari.

Të fundit

Berisha i vetëm në selinë e PD, braktiset nga ‘besnikët’ e tij

Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli...

Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

Udhëheqësi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar momentin e përplasjes mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe grupit të kandidatit...

Të gjithë të lumtur dhe kënaqur

Edhe pse numërimi i votive nuk ka përfunduar ende, tashmë është i qartë rezultati. “Ndoshta jane zgjedhjet e vetme ne historine e pluralizmit shqiptar ku...

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme...

Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e...

Lajme të tjera

Web TV