Armaldo Kllogjeri do performojë në klub striptizmi? Ja si përgjigjet ish-banori i “BBVA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti, Armaldo Kllogjeri. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me karrierën e tij muzikore, këngën e re që ka sjellë së fundmi e cila quhet “O jetë”, projektet e reja që pritet të vijnë në të ardhmen dhe jo vetëm…

Si po arrin Armaldo që të gjejë kohën për të githa këto angazhime?

Kush do kohën e gjen. Megjithëse koha është pak e ngarkuar po mundohemi që të sakrifikojmë dhe të ruajmë atë kohë për familjen dhe fëmijët. Këto koncertet në fakt kanë qenë shumë impenjative, kam pasur një audiencë shumë të madhe por mbi të gjitha për mua personalisht është edhe një detyrim ndaj atij publiku që më vlerësoi dhe më ndoqi në shtëpinë e BBV. Sinqerisht ka pasur një dashamirësi shumë të madhe, kam marrë shumë komplimenta dhe urime sidomos pas koncertit vetëm foto pafund. Më vjen mirë që tek e fundit për disa njerëz, shikues dhe admirues ne kemi përçuar emocione të bukura.

Si janë raportet e Maestros tani me Efin?

Unë jo vetëm më Efin por me të gjithë banorët duke qenë nga natyra shumë tolerant dhe shumë fansa më thonë që pse duhet ta kesh këtë tolerancë. Të them të drejtën nuk dua që të kem marrëdhënie të këqija me banorët. Efin e takova, biseduam dy gjëra për t’i sqaruar. Bledi Mane ka qenë surpriza për mua në këtë “Big Brother”, vërtet është për t’u vlerësuar.

Pse mendon Armaldo që pavarësisht se BBV ka përfunduar çështja me Luizin vazhdon ta “përndjekë” kur haptazi ata e kanë ndërprerë marrëdhënien? Çfarë e intrigon kaq shumë publikun? Po i bën konkurrencë në muzikë?

Lexo edhe :  Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me ate pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë. Cila ka qenë oferta më e çmenduar ose më e jashtëzakonshme që të është bërë ndonjëherë për të performuar diku?

Për hir të së vërtetës kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi.

Si i ruan Armaldo Kllogjeri raportet me Valbona Memën tani që BBV ka përfunduar?

I ruajmë shumë mirë jemi korrekt me njëri-tjetrin.Kemi marrëdhënie të mira sepse çfarë është bërë brenda shtëpisë së BBV i kemi mbyllur ato padyshim,  Jo vetëm me Valbonën por me të gjithë banorët./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV