Krifca: Eksportet bujqësore rritje me 20 % në korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur sot se eksportet bujqësore shënuan rritje me gati 20 % në vlerë dhe me 7.3 % në sasi, muajin korrik, krahasuar me korrikun e 2022-shit.

Sipas saj, raporti i tregtisë së jashtme publikuar nga INSTAT tregon se bujqësia është sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit, duke vijuar trendin rritës edhe gjatë muajit korrik, me gati 20 % më shumë eksporte bujqësore.

“Këto të dhëna tregojnë qartë suksesin e politikave tona për nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që konkurrojnë për nga cilësia e lartë në tregjet e sofistikuara të Evropës dhe më gjerë”, tha Krifca.

Sipas ministres, Shqipëria është kthyer në faktor të rëndësishëm në rajon për sa i takon eksportit të prodhimeve bujqësore.

Të fundit

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio...

A mund të bëhet Euro një monedhë globale?/ Me rënien e Dollarit, europianët kanë mundësi

Me rënien e Dollarit, europianët kanë një mundësi, shkruan The Economist Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilën ishte gdhendur një...

Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina...

Lajme të tjera

Web TV