Meloni shijon Shqipërinë, filmohet krah Ramës në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj. Ata kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët Italianë që jetojnë ose janë me pushime që të takonin Melonin ose të bënin dhe një foto së bashku.

Pasi kanë konsumuar kafen ata janë larguar në drejtim të vilave qeveritare, ndërsa Meloni ka takuar dhe pushuesit Italian që ndodhen në Vlorë.

Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës tre ditë më parë, bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën  e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët, të cilët tërhiqen nga vendet magjepsëse dhe çmimet e lira. Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës./E.T

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV