Pas tre vitesh hetime për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve mjekësore, me kërkesë të SPAK u arrestuan dje ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa për gjashtë të tjerë u vlerësua masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”. Roli i tyre në këtë aferë dhe dëmi ekonomik i shkaktuar.
Denocimi i konçesionit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale ishte ndër të parat sapo SPAK nisi punën, por vetëm ditën e djeshme kanë dalë në përfundime pas më shumë se tre vitesh hetim. Tetë masa sigurie kërkoi SPAK ku u cakua masa “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, si dhe biznesmenin që ka fituar koncesionin, Ilir Rrapaj. Gjithashtu, janë caktuar masat “arrest shtëpie” për: Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik, dhe Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike. Si dhe masat “detyrim paraqitje” për: Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi. SPAK ka deklaruar në njoftimin zyrtar lidhur me urdhër-arrestet për koncesionin e sterilizimit se janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë. Mirëpo duket se për këtë çështje nuk do të mjaftohen me kaq. Zyrtarisht është pranuar se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar I ka kërkuar prokurorisë që të hetojë edhe ndaj ish-ministrit të Shëndëtësisë Ilir Bqeqja dhe ish-Ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Ky I fundit po dje u rimor në pyetje nga prokuroria, ndërsa për Beqjan nuk ka ende një datë “ripyetje”. Opozita por edhe një pjesë e shoqërisë civile e kanë konsideruar Beqjan “trurin” e këtij konçesioni, por në valën e parë të procedimeve emri I tij nuk ishte. Ka qenë gjyqtari Erion Bani që pasi ka aprovuar kërkësën e SPAK për tetë masa sigurie I ka kërkuar prokurorisë që të thellohet në hetime nga Beqjas dhe Canit. Në janar të vitit 2020, “Nisma Thurje” denocoi në Prokurorinë Speciale konçesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në pretendimin e abuzimit financiar. Ky konçesion doli tërësisht tej parashikimeve duke rritur me mbi 30 % vlerën që duhet të paguhej nga buxheti i shtetit. “Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur masata për tetë persona”-thuhet në njoftimin e SPAK.
Konçesioni i dyshimtë
Edhe pse SPAK e ka zvarritur këtë hetim për më shumë se tr evite, në dosjen aktuale janë 348 faqe ku janë përfshirë kontratat, kërkesa e institucioneve për këtë konçesion, letërkëmbimet dhe dëshmitë e personave të proceduar dhe të tjerë që kishin dijeni. Ndër gjetjet e konstatuara që përbëjnë edhe thelbin e abuzimit sipas prokurorisë janë dhe procedurat e ndjekura për fituesin, duke u skualifikuar disa kompani që kishin eksperiencë në këtë fushë, ndërsa fitues u shpall Rrapaj I cili në atë kohë figuronte si “biznesmen në Itali, por me një kompani ndërtimi me vetëm dy punonjës dhe një kapital prej 1500 eurosh. Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe. Pronari i kompaninë me seli në Prishtinë, “Investital LLC”, Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve të subjektit “SaniService” i cili në vitin 2015, fitoi koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Pjesa tjetër e aksioneve të kompanisë “SaniService” zotërohet nga tri subjekte, përkatësisht, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%. Mediat kanë raportuar se Rrapaj, ishte emigrant në Itali por u kthye në Tiranë pas fitores së Partisë Socialiste ku fitoi kontratën koncesionare 100 milionë euro. Afati i koncesionit është 10 vjeçar ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKR nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro.Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Në 2016 Prokuroria e Tiranës deklaroi se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar. Hetimi për koncesionin e sterizilimit nisi në 13 janar 2020 për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë./KB