“The Times”: Vuçiç, Al Capone i Ballkanit, apo shpresa e vetme për pakt me Kosovën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

The Times” është mediat e radhës që fshikullon presidentin serb Aleksandër Vuçiç me një titull të fortë. Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandar Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

“Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha Serdan Milivojeviç, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet.

“Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”.

Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu shpesh nga të njëjtët skeptikë si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

“Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e shohin atë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me ish-krahinën e Kosovës, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke u rehatuar me Presidentin Putin” shkruan gazeta.

Vuçiç gjithmonë ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo mbetet zemra e Serbisë dhe ka premtuar se do të mbrojë serbët etnikë që jetojnë atje.

Tensionet e zhurmshme shpërthyen këtë vit pas zgjedhjeve komunale në Kosovë, disa prej të cilave u bojkotuan nga serbët etnikë. Kur Kosova vendosi kryebashkiakë shqiptarë etnikë, shpërthyen telashet dhe paqeruajtësit e OKB-së u vendosën [në atë zonë].

Protestat kanë rezultuar sfida më e madhe për Vuçiçin, i cili filloi politikën në vitet 1990 si ministër nën Slobodan Millosheviçin, lideri serb i gjykuar më vonë për krime lufte pas luftërave ballkanike që shpërbënë Jugosllavinë. Millosheviç vdiq në qelinë e tij në vitin 2006 ndërsa ishte në gjyq në Hagë. Vuçiç nuk iu përgjigj kërkesës së “The Times” për intervistë.

Të fundit

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Lajme të tjera

Web TV