Sazan Guri tregon 6 arsyet pse nuk duhet të shtrihemi në shezlong kur jemi në plazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambientalisti Sazan Guri jep herë pas here këshilla të vlefshme, për ndjekësit e tij në Facebook.

Së fundmi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Guri ka dhënë 6 arsye që nuk duhet të ulemi apo shtrihemi në shezlong gjatë pushimeve në plazh.

Sipas tij, arsyet nuk janë vetëm monetare, por edhe shëndetësore.

Shkrimi i plotë:

PSE NUK DUHET ULUR NË SHEZLLONA?

1. Janë të shtrenjtë, shumë bilez, nga 10,000 në rërat tona në 20,000 në Sarandë deri në 40,000 në Ksamil; Shiten disa herë në ditë, tmerr, nuk ka një orar akshem pazar psh turp…

2. Është leke i humbur, se duket sikur i bie që të paguash edhe për tavolinën brenda lokalit. Ai është tavolinë në plazh, ku ti mund të shërbehesh me pije të lehta edhe aty në shezllon.

3. Edhe për inat, se ku e gjen ai pronar mortja këtë të drejtë, që edhe të mori hapesirën publike për lokal dikur me pisha, pastaj hapesirën për jashtë lokalit, pastaj edhe rërën apo shkëmbin përpara lokalit, pastaj edhe detin para tij, tmerr kur e mendon që ti merr të gjitha…

4. Kjo që është më kryesorja për shëndetin tënd – Çdo rrobë e shezllonit është me pore ose porozitet të lartë, rrobë e cila nuk lahet kurrë. Dhe mikrobet e njerit apo tjetres lekure ngelen aty, kremrat pa fund qe lyhen e zhgryhen shume njerez, pa le ndonje me semundje lekure, ku i dihet. Pra paguan qe te semuresh tmerr.

5. Shtrirja ne zaje, shkemb apo rere eshte nje nga perlat e mjekimit te njeriut. Dihet se plazhet shqiptare kane te gjithe perberesit me minerale e kripra te tabeles se Mendelejevit, morpo te gjitha. Dihet se shume njerez paguajne per t’u shtrire ne krevate me gure vullkanik, gjoja nga Indonezia, ndersa ne i kemi me gur vullkanik, magmatik, metamorfik, sedimentar, vecse jane nga Shqiperia, sepse shiu jashte eshte me i bukur!?. Dihet se shume mjeke i sherojne nje takem me semundje duke i bere pacientet te kercejne ne rere zbathur ne forme aerobie dhe iu japin ndonje koker koti ilaci si per te thene, dhe ata kujtojne se po sherohen nga ilaci dhe jo nga rera.

Lexo edhe :  "Nuk është e vërtetë!" Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

6. E fundit dhe me e rendesishmja – njeriu po humbet lidhjen me token. Ecen me kepuce plastike ne rere e zeje se i vriten putrat e kembes, kur ato mezi presin 15 dite te ndrysen dhe te takojne token per tokezim te sistemit nervor me ane te mbaresave ‘terminale’ ne shputat e tyre, turp e faqezese… T’ju themi injorant e kane pak dhe pastaj ky profesori i di te gjitha… Jo ore jo, eshte i vemendshem ndaj te gjithave, perdor gjysmen e majte te trurit, e mban trurin gjalle, etj., etj, jep e merr energji me ju, nuk rri si skuth qe neser me dhjetra profesora e inxhiniera bejne kater vaksina te djallit dhe sot po lengojne dhe akoma s’kane kuptuar gje, turp turp…”./E.T

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV