Dilemat për kandidatin në Kukës/ Rithemelimi njofton mbajtjen e primareve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rithemelimi ka njoftuar mbajtjen e primareve për të përzgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Përmes një komunikate për media Rithemelimi bën me dije se ditën e mërkurë, ora 13.00 në selinë blu do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë që do të miratojë emrat që do të kandidojnë për primaret.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kryesisë:

  • Miratim i kandidaturave që do t’i nënshtrohen “Primareve” për kryetar të Bashkisë Kukës.
  • Përcaktimi i datës së “Primareve”.

Kujtojmë se Arif Rexhmati dhe Admir Sinamati janë dy emrat më të përfolur për të garuar nën siglën e “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki. Nga ana tjetër PD zyrtare e Bashës, mbështetet Arif Rexhmati dhe kërkon nga Rithemelimi që të bashkohet në mbështetje të këtij kandidati.

Krejt e ndryshme është situata në kapin socialist, ku tashmë e kanë pikasur kandidatin me të cilin do të garojnë në 24 shtator. Ai është Albert Halilaj, që prej korrikut është emëruar prefekt i Kukësit dhe tashmë pret vetëm zyrtarizmin nga Partia Socialiste.

Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në Kukës është 8 shtatori dhe koha në dispozicion për zhvillimin e fushatës është 2 javë./E.T

Të fundit

Rama me sipërmarrës në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset!

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. edi rama...

Shënjestër e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Roan Brahimit

Është zbardhur dëshmia e gruas së Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Ajo është shprehur...

PD ankohet në KQZ për kryebashkiakun e Kolonjës: Përdor postin publik për fushatë

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit...

Finalja e BBVA4, familja e Gjestit del me njoftim të rëndësishëm

Me rastin e finales së madhe të “BBVA4”, të afërmit e Gjestit, që menaxhojnë llogarinë e tij në Instagram, kanë dalë me një njoftim...

Berisha bën lëmsh vitet dhe pensionet në Berat: Do t’i rris në 200 euro në vitin 2013

Lajthitjet e Sali Berishës janë bërë e vetmja gjë gazmore e fushatës së opozitës. Çdo ditë Berisha prodhon më shumë lajme nga lajthitjet e...

Lajme të tjera

Web TV