Temperatura mbi 40 gradë, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rreikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndersa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik Ndersa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 35°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë- 24 orëshit, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Republikës së Maqedonisë, por nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e Maqedonise. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.

Lexo edhe :  I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht në; Rajonin e Mesdheut, Gadishullin e Ballkanit si edhe Jugun e Italisë ku priten vlera mbi 40 gradë C, kjo si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan. Ndersa zhvillimi i një qëndre ciklonare në Veri – Veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira intensivë ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate përkatësisht në: gadishulli Skandinav, rajonin e Balltikut, ishujt Britanikë si edhe disa zona të izoluara në Alpet e Europës.

Të fundit

Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, dorëzon kërkesë në Gjykatën e Posaçme

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Gjykata...

Zgjedhje për Bashkinë Tiranë? Berisha mbështet një kandidat të përbashkët nga opozita

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita për zgjedhjet për kryetar bashkie...

Cilët ishin Elon Musk dhe Jeff Bezos të Romës së lashtë?

Paratë nuk të bëjnë të lumtur? Në Romën e lashtë nuk ishte kështu: ja ku janë njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm...

“Nuk keni parë gjë akoma!”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e...

Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Marrja e mjaftueshme e proteinave është e rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, ndjenjën e ngopjes dhe energjinë gjatë ditës. Kohët e fundit, shumë...

Lajme të tjera

Web TV