Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy italianët që ndërruan jetë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pasi motoçikleta me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet tip ‘Mercedes Benz’.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në vendin e quajtur “Hidrovor”. Përplasja rezultoi fatale për turistët italianë ndërsa dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.