Zyrtare/ Aymeric Laporte largohet nga Manchester City, spanjolli zgjedh Arabinë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër emër i madh i thotë lamtumirë Evropës dhe fluturon për në Arabinë Saudite. Aymeric Laporte tani është lojtar i Al Nassr, skuadër ku luan Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi spanjoll, i lindur në vitin 1994, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe ka konfirmuar largimin e tij nga Manchester City në rrjetet sociale:

“Të dashur Citizens, sot dua të ndaj me ju një histori. Ajo zgjati pesë vjet e gjysmë dhe ishte e paharrueshme. Kaq shumë kujtime që do t’i mbaj gjithmonë në zemrën time. Është gjithmonë e lehtë të mendosh për të mirat: trofetë, fitoret, golat, goditjet dhe betejat e mëdha në Premier League, por do të kujtoj edhe ato të këqijat: lëndimet dhe stolat, humbjet dhe gabimet që mund të kem bërë.

Nga trofetë te dështimet, nga fitoret te lëndimet, të gjitha kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe jam mirënjohës për çdo moment që më ka bërë ky që jam sot.

Dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë rrugëtim: drejtuesit e Manchester City-t, trajnerët dhe gjithë stafin, secilin bashkëlojtar me të cilin ndava dhomën e zhveshjes dhe sigurisht të gjithë ju.

Ka qenë nder dhe kënaqësi të vesh këto ngjyra dhe shpresoj të më kujtoni për këtë. Faleminderit përsëri për gjithçka. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe do t’ju shikoj gjithmonë. Derisa të takohemi përsëri.”

Të fundit

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

“Kam parë shumë si puna jote”/ Rama debate me qytetarin: Nëse je burrë…!

Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi...

Konklava për Papën e ri, më 7 maj kardinalët përballen në Vatikan për një emër

Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të...

Lajme të tjera

Web TV