Pyesni pak Berishën për koncesionin e Hemodializës, por i sillini dhe një ambulancë afër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e tij të përjafshme me gazetarët ku ka deklaruar se, të dhënat e TIMS u vodhën nga një kompani private përmes zyrarit të lartë të policisë, Ervin Muça.

Për këtë konferencë ka reguar gazetari, Adriatik Doçi me anë të një postiimi në ‘Faceook’, ku i kërkon kolegëve të tij gazetarë ta pyesin Berishën për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës që fitoi Majlinda nga Berati me një ish gomisteri?

Doçi shton më tej se gazetarë duhet ta pyesin ish-kryeministrin, Berisha se çfarë mendimi ka për check-up, koncesionin 1.2 miliardë euro Milot-Fier, shtyrja e koncensionit të markimit të karburanteve, dhe bazën së ushtarake në Sarandë nga Xhaçka dhe Dulaku.

Gazetari Adriatik Doçi i sugjeron kolegëve që pasi ti bëjnë pyetjet, të thërrasin edhe një ambulancë.

Postimi i plotë:

Një lutje për kolegët!

Doktori njoftoi se sot do të mbajë konferencën për shtyp në orën 12:00.
Meqenëse unë jam shpallur prej vitesh armik i Familjes Nongrata, kam një kërkesë për kolegët që do jenë të pranishëm për t’i bërë pyetje.

Kërkesa reflekton vetëm interesin publik.

Ju lutem kolegë, pyeteni Sali Berishën se çfarë mendon ai për koncensionin 84 milionë euro të hemodializës që fitoi Majlinda nga Berati me një ish gomisteri?

Çfarê mendimi ka për koncensionin 110 milionë euro të laboratorëve dhe koncensionin 130 milionë euro të chec up?

Çfarë mendimi ka për koncesionin 1.2 miliardë euro Milot-Fier, ku pronarët e tokave po ‘dëmshpërblehen’ me 350 lekë m2?

Çfarë mendon Doktori për vendimin e qeverisë për shtyrjen e koncensionit të markimit të karburanteve?

Çfarë mendimi ka për aferën e grabitjes së bazës së ushtarake në Sarandë nga Xhaçka dhe Dulaku?

Lexo edhe :  “Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Për sterilizimin, inceneratorët dhe TIMS-in do flasë vetë.

Bëjni këto pyetje, ju lutem, por thërristi edhe një ambulancë! Arsyen e di vetë Doktori! Rroftë Shkëlzeni!/E.T

Të fundit

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV