Tony Blair si ndërmjetës për Mitsotakis?/ Rama: Ai s’di as shqip, as greqisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas afro 60 minuta mbi çështjen Beleri dhe të Himarës, gazetari grek afroi një bashkëbisedim të ngrohtë me kryeministri Edi Ramën, kur e pyeti atë se a do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis, me qëllim kthimin e miqësisë.

‘Miqësinë? Nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.’- tha Rama.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Mendoj se shumicën e pyetjeve i bëra, por do të doja të bëja edhe dy të tjera. Është e mirëdokumentuar se keni një bashkëpunim politik me Tony Blair-in dhe Alastair Campbell-in. Do ta pranonit Tony Blair-in si ndërmjetës midis jush dhe Mitsotakis për të zgjidhur çështjen “Beleri”?

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Po çfarë do të bëjë Tony Blair-i. Çfarë mund të bënte?

Gazetari: T’ju kthente sërish miqësinë.

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Miqësinë? Jo, po ju them, dhe jam shumë i sinqertë për këtë, nuk kam asnjë lloj ndjesie të llojit “pse kam qenë mik me këtë njeri? Pse i kam besuar këtij njeriu?” Jo, e kam mik dhe i besoj. Ju thashë, politika mund të jetë një ndikim shumë i keq e, ndonjëherë, politika ka shkatërruar mendje shumë të bukura dhe zemra të mëdha…

Gazetari: Po, absolutisht.

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Por nuk ndryshon ndjenjat e mia. Qirjakosi për mua është një udhëheqës modern dhe ajo çfarë po ndodh tani nuk është moderne, është antike dhe nuk duhet të ndodhë! Por nuk i di saktësisht motivet. Mendoj se kjo është shumë e thjeshtë, është shumë e thjeshtë dhe i gjithë ky dyshim, të gjitha këto teori konspirative, gjithë kjo ide e marrë se Himara është një arenë ku duhet të ndeshemi sesa grekë jemi apo sa shqiptarë jemi, e gjitha kjo nuk është e shëndetshme. Eshtë shumë e dalë boje.

Lexo edhe :  Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Gazetari: Zoti Kryeministër, kjo është puna e Tony Blair-it, t’iu shpjegojë situatën të dyja kryeqyteteve

KRYEMINISTRI EDI RAMA:  Qirjakosit? Nuk e di, nuk e di nëse mundet t’ia shpjegojë Qirjakosit, por nuk mendoj se na duhet një tjetër gjuhë në mes. Unë flas shqip, ai flet greqisht. Ai (Qirjakosi) flet anglisht më mirë se unë, por unë flas anglisht mirë mjaftueshëm, kështu që nuk na duhet një anglishtfolës që nuk di as shqip, as greqisht, për të bërë bashkë një grek dhe një shqiptar, sepse, pastaj, kam frikë se problemin do e ketë Tony, jo ne.

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV