80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak emigrimi i lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa për punonjës të teknologjisë dhe informacionit (TIK) po rritet me ritme më të shpejta se mundësitë e sistemit arsimor në vend për të përgatitur ekspertë të kësaj fushe, teksa emigrimi po rrezikon specialistët ekzistues.

Mbi 80% e bizneseve të mesme të dhe mëdha dhe 54% e të voglave raportuan se kishin vende të lira pune në fushën e TIK në 12 muajt e fundit (2022) thuhet në një studim “ Nevojat për Aftësi te lidhura me Programimin kompjuterik, aktivitetet e shërbimit të informacionit”, që u botua nga INSTAT.

Kompanitë pohuan se aspirata e aplikantëve për të migruar është pengesa kryesore e rekrutimit për çdo grup profesionesh në sektorin e TIK. Bizneset janë shprehur se nuk preferonin punësimin e kandidatëve me plane të ardhshme emigrimi, pasi është e kushtueshme dhe shkatërruese për biznesin e tyre.

Pas emigrimit , “Përvoja e pamjaftueshme në punë” raportohet si pengesa e dytë më e madhe për gjetjen e punonjësve, ndërsa pengesa të tjera të listuara janë “Aftësitë te pamjaftueshme”, “nivel jo tërheqës i pagës” etj. Por studimi vë në dukje se emigrimi i ardhshëm duket se ka eklipsuar të gjitha vështirësitë e tjera në presionet që lidhen me TIK.

Autorët e studimit pyetën kompanitë për profesionet dhe numrin përkatës te punonjësve që ishin larguar gjatë 12 muajve të fundit (2022). Rezultatet treguan se ishin larguar 1,095 punonjës (885 me profil IT).

Qarkullimi mesatar i stafit të IT-së është 19%, përkatësisht 2.7 herë më i lartë se ai i personelit jo-IT (7%). Për sa i përket profesioneve, grupi më i madh i punonjësve që u larguan nga kompanitë e tyre gjatë 12 muajve të fundit është “inxhinierët dhe zhvilluesit e softuerit” (650 ekspertë ose 59% e atyre që u larguan).

Lexo edhe :  Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Grupi i dytë që lëviz më shumë nga grupi i profesionit janë “inxhinierët e sistemit dhe rrjetit” (186 ekspertë ose 17% e atyre që u larguan).

Sektori i aktiviteteve të TIK në Shqipëri numëron 2,180 biznese me 8,994 punonjës, nga të cilët 6270 (70%) janë të angazhuar në profilet e punës në TIK. Sektori dominohet kryesisht nga kompanitë me një punonjës rreth 74%, por pjesa më e madhe punësimit vjen nga bizneset me më shumë se 1 punonjës, të cilat kontribuojnë me 82% të punësimit total.

Mosha mesatare e kompanive në këtë sektor është 6 vjeç. Më shumë se 25% e kompanive janë në fazën start-up, teksa, 14% kanë funksionuar për më shumë se 10 vjet, dhe më shumë se gjysma janë krijuar në 5 vitet e fundit.

Lëvizshmëria e stafit pas trajnimit (64%) është shqetësimi kryesor për kompanitë, e ndjekura nga nënkualifikimi i fuqisë punëtore (59%). Pagat, preferencat e punës dhe barra fiskale janë shqetësuese për më pak se 25% të kompanive.

Kompanitë deklaruan që punonjësit largohen për punëdhënës të tjerë (brenda dhe jashtë sektorit), emigrojnë, apo preferojnë të punojnë si profesionistë të lirë ose fillojnë biznesin e tyre./Marrë nga Monitor / S.M

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV