test

A e dini se si ndikon uji i detit në shëndetin tonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga kohërat e lashta, njerëzit e kanë ditur se deti ka një efekt pozitiv në shëndet. Shkencëtarët kanë dhënë katër arsye pse duhet të hidheni në det sa më shpejt të jetë e mundur gjatë pushimeve.

Shkencëtari grek Hipokrati, betimin e të cilit mjekët ende e bëjnë kur pranojnë profesionin e tyre, trajtoi shumë nga pacientët e tij duke i larë në ujë të pasur me minerale. Shkenca moderne tashmë i ka konfirmuar gjetjet e tij.

Janë disa arsye shëndetësore pse duhet të shkoni menjëherë në plazh dhe të hidheni në det:

Uji i detit është plot me vitamina, kripëra, aminoacide dhe mikroorganizma, që veprojnë si antibiotikë natyralë dhe ndihmojnë trupin tuaj t’i luftojë bakteret e dëmshme.

Duke thithur ajrin e detit, ju do të futni në trup jone të ngarkuara negativisht, të cilët janë gjithashtu të rëndësishëm për mbrojtjen e trupit. Gjithashtu, duke notuar do të zgjeroni poret në lëkurë, gjë që do të përshpejtojë eliminimin e toksinave.

Mund ta përmirësojë qarkullimin e gjakut

Noti kontribuon shumë në cilësinë e qarkullimit të gjakut dhe uji i ngrohtë i detit mund t’i kompensojë në mënyrë efektive mineralet e humbura për shkak të stresit, ushqimit të dobët dhe ndotjes së jashtme.

E baraspeshon organizmin

Gjatë notit në det, trupi juaj fillon një sistem vetëshërues, duke reduktuar simptomat e sëmundjeve, si astma, artriti, bronkiti dhe inflamacioni.

Uji i pasur me magnez relakson muskujt dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit, gjë që kontribuon në stabilitetin mendor dhe disponim të mirë.

Mund të ketë efekt pozitiv në lëkurë

Magnezi i përmendur tashmë në ujin e detit ndihmon në hidratimin dhe pamjen e jashtme të lëkurës. Është efektiv edhe në reduktimin e skuqjeve dhe zonave të vrazhda të lëkurës, si dhe rekomandohet që personat që vuajnë nga probleme dermatologjike të kalojnë sa më shumë kohë në det./E.Ç

Të fundit

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi...

Do të jetë pjesë e një edicioni të ri? Ja çfarë zbulon Egla Ceno

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Poeti Agim Doçi pëson hemoragji cerebraleWe

Kompozitori dhe tekstshkruesi, Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular. Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak...

Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore mesditën e kësaj të shtune. Sipas informacioneve fëmija dyshohet se ka pirë...

Burrat e zodiakut që nxjerrin në pah më të mirën e tyre kur bëhen baballarë

Virgjëresha-Kur mashkulli Virgjëreshë bëhet prind, ai ndryshon për mirë. Ai nxjerr në pah një personalitet që ju nuk e prisni. Ai kujdeset për fëmijën...

Lajme të tjera

Web TV