E keni të vështirë t’i ktheheni punës pas pushimeve? 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi nga stina e verës, në përditshmëri, detyrimet dhe rutinën e re, nuk është shumë e lehtë.

Vera gradualisht po na lë dhe ne duhet të vazhdojmë me energji dhe dinamizëm në stinën e re të vjeshtës që dhe pak do të trokasë.

Sigurisht dihet ndjesia që nuk jemi gati për t’u kthyer ose kemi nevojë për një nxitje shtesë për t’u rikthyer siç duhet.

Kjo është arsyeja pse në këtë artikull do ndajmë me ju disa zakone që do të na ndihmojnë të rikthehemi plot me energji dhe më të gatshëm për t’u kthyer në detyrat tona.

Duhet të përshtateni me orarin tuaj të gjumit

Pasi të keni fjetur sa më shumë në pushimet tuaja dhe të keni mbledhur forcat, është koha që gradualisht të hyni në orarin tuaj të përditshëm të gjumit. Filloni me zgjimin herët dhe ndjekjen e rutinës suaj të mëngjesit disa ditë para se të ktheheni në punë.

Thuaj po për një stërvitje të relaksuar

Çfarë është më mirë se t’i rikthehesh jetës së përditshme me një stërvitje? Do të ndjeni sërish energjinë, por edhe endorfinën në trupin tuaj, e cila nga ana tjetër do t’ju japë edhe më shumë humor. Plus, është koha për të forcuar përsëri trupin tuaj, pas ditëve të pushimit.

Shmangni shpërqendrimet

Gjëja më e mirë për të bërë është të përqendroheni në atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ju. Mos u ndalni të fokusoheni në gjërat që nuk kanë shkuar mirë. Në vend të kësaj, zbrazni mendjen dhe fokusohuni në çështjet që dëshironi të zhvilloni me sezonin e ri.

Lexo edhe :  Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Jepini përparësi zakoneve që ju kanë munguar

Është koha për t’u kthyer dhe gjithçka që ju jep stabilitet duhet bërë, qoftë edhe një kafe pasdite me miqtë.

Kujdesi për veten duhet të jetë në maksimumin e tij

Humori më i mirë dhe kujdesi për veten shkojnë së bashku. Shijoni banjot tuaja, rutinat e bukurisë, thoni po masazheve dhe trajtimeve dhe mos harroni të vendosni veten në radhë të parë./ S.M

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan, serbët më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiqin

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi...

Si arritën autoritetet shqiptare të kalonin pa incidente ndeshjen me Serbinë?

Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan çdo grimcë vëmendjeje tek Rey Manaj. Jashtë, mijëra të tjerë që kishin mbushur Tiranën...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar!

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në Vitia të Kosovës. Nga ky aksident ka ndërruar jetë një 22-vjeçar. Autoritetet nuk kanë...

Europa shqetësohet për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Lajme të tjera

Web TV