Çështja ‘Beleri’/ Greqia “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: S’ka të bëjë me gjyqësorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm disa orë pas intervistës së kryeministrit Rama në televizionin publik ERT kryesisht për burgimin e z. Beleri, marrëdhënieve greko-shqiptare dhe minoritetit grek në Shqipëri, vjen reagimi i diplomacisë greke.

Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis, në një deklaratë për gazetarët grekë pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së “Gymnich” në Toledo, ka theksuar se është diskutuar edhe çështja e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Çështja e mbajtjes së përkohshme në mënyrë të padrejtë të Fredi Belerit, dhe që pengon betimin e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë është ngritur nga Ministria e Jashtme, nga unë, në të gjitha forumet e mundshme. Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stoltenberg, janë informuar personalisht. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë“- ka thënë ai.

“Pata mundësinë të bëja një diskutim të gjerë kokë më kokë me komisionerin përgjegjës për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, me të cilin ngritëm çështjet e Ballkanit Perëndimor. Greqia, siç e dini, ka marrë iniciativën për të përshpejtuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane. Dhe 20 vjet pas Deklaratës historike të Selanikut, Greqia do të jetë gjithmonë mbështetje për këto vende sa i përket perspektivës së tyre evropiane.

Sidomos për çështjen e zotit Beleris, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën. Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së Drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë.

Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare. Dhe për këtë arsye, Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit”– përfundon ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis./e.t

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV