Krifca: Lëshimi certifikatave fitosanitare, lehtësi për eksportuesit e bujqësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po shton numrin e shërbime online, duke i ardhur në ndihmë biznesit eksportues për më shumë lehtësi, reduktim të kohës së pritjes dhe ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur se, “Eksportuesit shqiptarë dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, tanimë mund të aplikojnë, lëshojnë dhe shkëmbejnë dokumente shpejt dhe me efikasitet online, duke përshpejtuar procedurat e eksportit dhe duke i bërë ato më të lehta dhe më të sigurta.”

Ajo theksoi ky projekt vjen në mbështetje të Operatorëve Ekonomik eksportues dhe në përmbushje të detyrimeve për rritjen e standardeve të shërbimeve për biznesin.

Ministrja informoi se, plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë, si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërsa procesi online për të gjithë Operatorët Ekonomik që do të kryejë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

Sipas saj, ky proces kursen kohë për plotësimin me dorë të certifikatës dhe reduktohet mundësia e gabimeve njerëzore, sepse kompanitë dhe autoritetet janë të regjistruara në platformë dhe eleminohen gabimet e të shkruajturit me dorë.

Gjithashtu theksoi Krifca, përfitime të tjera janë: gjurmueshmëria – monitorimi i lëvizjeve të ngarkesave; shkëmbim informacioni – duke u mundësuar partnerëve tregtare dhe autoriteteve lehtësisht informacionin mbi lëvizjen e dërgesave të tyre;  menaxhimin e rrezikut – reagimi me shpejtësi ndaj problemeve fitosanitare te evidentuara, duke gjurmuar lëvizjet e ngarkesave dhe duke lehtësuar procesin e dërgesave të refuzuara si dhe mjeti i integruar statistikor qe  lejon nxjerrjen e të dhënave të vlefshme në lidhje me importet dhe eksportetnga vendet CEFTA dhe më gjerë.

“Jemi të angazhuar maksimalisht për të mbështetur sektorin rural dhe eksportuesit me qëllim zhvillimin në tërësi të bujqësisë dhe arritjen e objektivit tonë madhor për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në 2030”, tha Krifca.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij./ S.M

Të fundit

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Lajme të tjera

Web TV