“Kapërcejnë” çmimet e qirave për studentët në kryeqytet, ja sa kanë shkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën nisin regjistrimet për të gjithë ata që do të zgjedhin të akomodohen në godinat e Qytetit Studenti dhe numri i kërkesave duket të jetë e lartë këtë vit, pasi çmimet e shtëpive me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje  të ndjeshme, ku çmimi më i ulët nis me 350 euro dhe kjo në zona periferike.

“Kam gjetur një shtëpi këtu afër Qytetit Studenti po janë shumë shtrenjtë. E ndaj me një shok. Në Fresk është 300, në Astir 350”, tregon një student.

“E kam gjetur 400 mijë lekë por me zor se e donte me euro”, thotë një tjetër.

“Kam gjetur një dyqan, po nuk ka kushte”, shprehet nxënësi.

Top Channel kontaktoi disa agjenci imobiliare, të cilat merren me dhënien me qira të shtëpive në kryeqytet  dhe pohuan se pothuajse gjatë gjithë verës ka pasur  një kërkesë në rritje  të studentëve për shtëpi me qira, por nga ana tjetër  kanë kapërcyer dhe çmimet, të cilat i bëjnë të përballueshme në varësi të zonave.

Edhe pse studentët zgjedhin ta ndajnë pagesën e qirasë me dy tre shokë, hasin në kundërshtinë e pronarëve të apartamenteve, të cilët nuk preferojnë të akomodojnë disa persona në pronën e tyre./  S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV