Lajmi i fitores, Filipides vrapon 42 kilometra nga Maratona drejt Athinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtatorin e vitit 490 p.e.s. Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë për të kërkuar ndihmë kundër persianëve që kishin zbarkuar në Maratonë. Ai u nis me vrap për në Spartë dhe u kthye pa mundur të sigurojë ndihmën.

Athinasit e fituan betejën dhe Filipides, megjithëse i plagosur, u dërgua përsëri, këtë herë nga Maratona drejt Athinës, 42 km larg, për të dhënë lajmin e fitores. Fjala e tij të fundit, para se të binte pa frymë ishte “Fituam”

Për nder të Filipides, gara e vrapimit e quajtur “Maratonë” u bë pjesë e Lojërave të para Olimpike bashkëkohore që u mbajtën në Athinë në vitin1896. Distanca 42,195 km u pranua zyrtarisht në vitin 1924 në Olimpiadën e Parisit.

Por… historianët thonë se edhe pse Filipides ka ekzistuar si person historik, vrapimi i tij nga Maratona në Athinë nuk ndodhi. Herodoti, ati i historisë, shkroi 40 vjet pas betejës së Maratonës se Filipides apo Feidipides ishte lajmëtari që u dërgua nga athinasit në Spartë (230 km larg) për të kërkuar ndihmë, por nuk e përmend vrapimin nga Maratona në Athinë. Përfshirja e garës së Maratonës në lojrat olimpike mendohet se u frymëzua në vitet 1800 kur Robert Browning botoi poemën “Pheidippides”, e cila u bë mjaft popullore. Nga kjo poemë duket se u frymëzua edhe Fan Noli kur shkroi: “Rent or Marathonomak…”

Kalendar

1666 – Zjarri i madh në Londër që zgjat për tri ditë duke lënë të djegura rreth 10,000 ndërtesa.

1870 – Forcat Prussiane sulmuan ushtrinë e perandorit francez Napoleoni III dhe 100,000 i zunë rob.

1945 – Fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 Gusht 1945.

1987 – Filloi në Moskë procesi kundër pilotit Mathias Rust, që aterroi me Cesnën e tij në Sheshin e Kuq në maj të vitit 1987

1991 – Kombet e Bashkuara njohën pavarësinë e shteteve Baltike Estonisë, Latvisë dhe Lituanisë.

1998 – Swissair Flight 111 u rrëzua afër Peggys Cove, Nova Scotia, 229 udhëtarët e gjetën të gjithë vdekjen.

 

Të fundit

E marta, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një...

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Arkivat të Vatikanit, çfarë fshihet mes dokumentash

Nga Leonard Veizi Zgjedhja e papës së ri, Leon XIV, nga Konklava, ka shtyrë disa studiues të besojnë se Arkiva e Vatikanit, - dikur e...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Lajme të tjera

Web TV