“Basha u distancua”/ Kadilli: Tre pikat që e dallojnë grupin e Bashës nga të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar Kuvendin Kombëtar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se Basha ka treguar se është distancuar nga e kaluara, ndërsa ka renditur tre pika që e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.

“Basha konfirmoi mbështetjen e një pjese të Partisë Demokratik. Përkufizoi veten si një kundërshtar të Berishës dhe berishizmit.

Këtë e bëri me tre gjëra të rëndësishme, me distancimin nga e shkuara, me sulmin politik ndaj Berishës duke e pozicionuar atë si bashkëpunëtorë të Ramës në afera korruptive, e dyta duke marrë qëndrim të qartë pro perëndimorë dhe e treta mbajti një qëndrim të qartë në raport me reformën në drejtësi, shprehu mbështetje ndaj institucionit.

Këto tre pika e bëjnë të dallueshëm grupin e Lulzim Bashës nga Sali Berishës”, tha ndër të tjera Kadilli./ S.M

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV