Shqipëria me rritjen më të madhe të pasagjerëve në rrugë ajrore/ Rama nxjerr shifrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ia del të zërë vendin e parë në Evropë për rritjen e fluksit të pasagjerëve ajrorë.

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e rendit Shqipërinë në krye të listës, pasi trafiku i pasagjerëve në muajin Korrik u rrit me 116%, krahasuar me 2019-n.

Në një shënim në rrjetet sociale kryeministri i ka falënderuar të gjithë për arritjen, teksa bën thirrje për përmirësim të rezultatit.

‘Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%! Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!’- u shpreh Rama.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV