Europa digjet dhe përmbytet njëkohësisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxehtësia është rikthyer në Evropën veriore këtë javë, me temperatura të larta  nga Franca dhe Britania në Norvegji dhe Gjermani. Shërbimi i motit Météo-France parashikon se termometri potencialisht do të arrijë 39 gradë Celsius në pjesë të Nouvelle Aquitaine në jug dhe perëndim të vendit, ndërsa Parisi do të jetë në të 30 gradë.

Sipas La Chaîne Météo, kushtet e nxehta, të thata dhe me erë do të vënë disa zona jugore në rrezik zjarri. Në të njëjtën kohë në Londër termometri pritet të kalojë 30 gradë Celsius nga mesi i javës, sipas Maxar Technologies Inc.

Së fundi, në Spanjë, përmbytjet po prekin zona si La Mancha dhe Madridi pas një vere me valë të nxehti, ndërsa shirat e mëtejshëm priten sot të hënën. Në  Spanjë është dhënë alarmi për motin e ashpër të quajtur Dana i cili ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona. Vetëm në kryeqytetin spanjoll, shërbimi zjarrfikës ka marrë 190 telefonata për rrugë të përmbytura.

Sipas El Pais, moti i keq që ka prekur Spanjën në 24 orët e fundit shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve të cilët u tërhoqën të vdekur nga një përroskë pasditen e së shtunës. Madridi, Toledo dhe Cádiz janë në alarm të kuq, ndërsa reshje të larta shiu ranë gjithashtu në Tarragona dhe Castellón. Tronditëse janë videot që tregojnë ujin e vrullshëm në rrugët e qyteteve duke fshirë gjithçka në rrugën e tyre./e.t

Të fundit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Lajme të tjera

Web TV