FOTO/ Berisha lexon horoskopin në Kuvend, ja çfarë parashikojnë yjet për të sot!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në seancën e parë parlamentare këtë të hënë në Kuvend, pas sezonit veror.

Sot seanca nisi me vrull për politikën lidhur me ndryshimet në Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, pasi kryetarja e Kuvendit, njohu Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së.

Sakaq gjatë seancës, Berisha është fototgrafuar teksa lexonte horoskopin ditor, për shenjën e Peshores.

Berisha lexon horoskopin në Kuvend, ja çfarë parashikojnë

Por çfarë thonë yjet sot për liderin historik të opozitës?

Peshorja

Mundohuni të jeni sa më të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe mos i besoni personave që dikur ju kanë shara pas krahëve. Ju të dashuruarit do keni herë pas here konflikte e debate me partnerin tuaj, por për fatin e mirë dita do mbyllet pozitivisht.

Ju beqarët do jeni të parezistueshëm dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Nëse do doni vetë do e ndryshoni shpejt statusin.

Në punë mos u nevrikosni nëse nuk ja dilni me tentimin e parë. Të gjithë kanë vështirësi në fillim, por lum ata që bëjnë durim dhe këmbëngulin.

Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do jeni shumë më të qetë kur të kryeni shpenzime. / S.M

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV