Mungesa e burimeve njerëzore, po kthehet në rrezik kryesor edhe për administratën publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike.

Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve.

“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika.

Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në lidhje me zhvillimin e politikave dhe qeverisjes strategjike, risku kryesor i materializuar ishte mungesa e stafit.

Për ta zbutur këtë risk, gjatë vitit 2022 janë hapur procedurat e rekrutimit. Procedurat e reja të rekrutimit do të vazhdojnë edhe në vitin 2023” raportoi Ministria e Financave në dokumentin e Monitorimit.

Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.

Në lidhje me planifikimin dhe mbikëqyrjen e investimeve publike, janë identifikuar risqet e brendshme proceset operacionale; proceset financiare dhe disbursimet e fondit; sistemet e TI-së; Burimet njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), etika dhe sjellja institucionale (mashtrimi i konfliktit të interesit); harmonizimi ligjor, rregulloret; metodat dhe kanalet e komunikimit, informacioni cilësor dhe në kohë si edhe faktorët e jashtëm të riskut që lidhen me pasojat e Covid-19.

Për sa i përket kadastrës fiskale të pronave, gjatë vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është përballur më së shumti me riskun e sistemit te TI-së. Sistemi i TI-së i Kadastrës Fiskale u pezullua për shkak të sulmit kibernetik. Qasja ishte e kufizuar dhe bashkitë nuk e përdorën dot sistemin.

Për sa i përket zgjerimit të përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u materializuan rreziqe të brendshme si: proceset financiare dhe disbursimet e fondeve, burimet njerëzore, etika dhe sjellja institucionale, si dhe sistemi IT, raportoi Ministria e Financave

Në lidhje me kontrollet e angazhimeve shumëvjeçare dhe detyrimet, u materializuan risqe të brendshme si Strategjia, planifikimi i politikave dhe Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë dhe bashkëpunimi).

Lexo edhe :  Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Financat vënë në dukje gjithashtu se për sa i përket Kontabilitetit dhe Përmirësimit të Menaxhimit të Aktiveve, u materializuan risqet e brendshme dhe të jashtme, të tilla si Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), Organizimi i brendshëm (menaxhimi, rolet dhe përgjegjësitë), harmonizimi ligjor etj.

Referuar menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha institucionet publike, disa risqe që lidhen me Burimet Njerëzore, organizimin e brendshëm dhe sistemet e TI-së ndikuan në arritjen e rezultateve./Monitor/  S.M

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV