PD-ja zyrtare/ Basha mbush sallën, ndryshimet bëhen, kryetari nuk preket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi u mbajt Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç entuziazmit dhe pranisë relativisht të madhe të delegatëve, ka reaguar edhe grupimi tjetër. Gazmend Bardhi ka bërë “sfidë” duke kërkuar mbledhje të Grupit Parlamentar, pavarësisht se me vendimin e kuvendit të 2 shtatorit ai është shkarkuar nga çdo funksion. Si pritet rikthimi i Bashës dhe kundërpërgjigja e Berishës.

Në një sallë të mbushur, me një lloj entuziazmi që nuk e kishin prej më shumë se një viti, mbështetës të Lulzim Bashës mbajtën Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku  zgjodhën struktura të reja, u bënë ndryshime statutore dhe foli gjatë kryetari Basha, që herë pas here shprehte doza optimizmi duke theksuar se “partia nuk është e kryetarit, por e qytetarëve”. Në fakt përveç disa ndryshimeve të tjera siç ishte përjashtimi i berishistëve dhe mbyllja e derës njëherë e mirë për ish-drejtuesit e PD-së, në një pikë tjetër të statutit të miratuar, pikërisht nenit 45, qartësohet se kryetari nuk e ka detyrim dhënien e dorëheqjes në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Po ashtu shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi, duke i hequr edhe të drejtën e vulës dhe njëkohësisht postet kyçë siç është edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së do të mbahen nga vetë Basha. Një kuvend që pati disa nisma, por dy pikat kryesore ishin fuqizimi i Bashës si kryetar dhe ideja për një frymë të re opozitare, jo vetëm si aksion politik, por si model politik. Në rezolutën e Kuvendit theksohet se Partia Demokratike konfirmon orientimin euroatlanik të saj në aleancë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, dhe anëtarësimin e plotë të vendit në BE si objektiv kryesor të partisë kryesore opozitare. Kuvendi nxiti SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita është në vështirësi pas veprimeve të papërgjegjshme të ish drejtuesit të saj, ndërsa ajo Shqipëria ka nevojë për t’u ndarë nga e shkuara e korruptuar dhe për të ndërtuar një të ardhme europiane. “Ne jemi bashkë sepse besojmë tek vlerat dhe parimet, tek e vërteta dhe beteja me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek seleksionimi për të luftuar disa e për të kursyer disa të tjerë, me të cilët bëhen pazaret e natës. Për ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në politikë e kudo është pa kompromis. Përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshme apo te padukshme”, tha Basha. Numri relativisht i lartë i delegatëve dhe fryma që përcolli të paktën publikisht ka shqetësuar jo pak grupimin Berisha. Kreu i Grupit të Rithemelimit” vijon ta quajë si “kuvendin Rama-Basha” por numrat në parlament dhe dështimi I tij në zgjedhjet lokale duket se nuk janë në favor t ëish-kryeministrit Sali Berisha. Një nga lëvizjet e fundit është edhe ajo nëpërmjet Gazmend Bardhit.

Lexo edhe :  Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, Rama vazhdon spastrimet/ Elbasani ndalesa e rradhës

Bardhi kërkon deputetë

Edhe pse zyrtarisht me funksione të shkarkuara, Gazmend Bardhi gjithsesi ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, me berishistë dhe bashistë, duke theksuar se “asgjë s’duhet të na pengojë për t’u bashkuar”. Gazmend Bardhi ka thirrur të martën një takim me të gjithë deputetët opozitarë si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN. “Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, thuhet në deklaratë. Pavarësisht vendimit të Këshillit Kombëtar, Bardhi duket se ka vendosur që ta shpërfillë shkarkimin e tij, ndërsa në deklaratë e cilëson veten si kreun e grupit dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve që të martën të marrin pjesë në takim, në Hotel Tirana në orën 12:00. “Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës”, shkruan Bardhi. Kjo thirrje për bashkim e Gazment Bardhit vjen vetëm disa ditë pasi ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencën me gazetarët  hodhi idenë e bashkimit të Partisë Demokratike edhe me deputetët mbështetës të Gazmend Bardhit dhe çdo deputet tjetër, përveç Lulzim Bashës. “Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim”, tha Berisha. Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.

 

 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV