“Fluturojnë” çmimet e qirave për studentët, nisin nga 300 euro në muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e ardhur nga rrethet kanë filluar të akomodohen në Tiranë në shtëpi më qira ndonëse çmimet këtë vit janë rritur më shumë se asnjëherë tjetër.

Sipas ekspertëve të tregut të banesave por edhe të vetë studentëve çmimi më i ulët nis me rreth 300 euro dhe kjo në zona periferike të kryeqytetit.

Kjo gjë do të vështirësojë jetesën e studentëve, pasi një pjesë e tyre janë edhe të papunësuar dhe mbahen me të ardhurat e familjeve të tyre.

Për këtë arsye një zgjedhje më ekonomike kanë qenë edhe konviktet, ndonëse kushtet e tyre jo gjithmonë janë shumë të përshtatshme në raport me banesat me qira.

Sipas një vendimi të qeverisë, studentët do të kenë mundësi që për herë të parë duke nisur nga tetori të mund të aplikojnë për kredi studentore që të shlyejnë tarifat akademike dhe të mbulojnë kostot e jetesës.

Për këtë kredi garant për studentët do të jetë shteti ndërsa norma e interesit nuk do të ndryshojë deri në përfundim të kontratës.

Përzgjedhja do të bëhet në bazë të disa prioriteteve sikurse është vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, apo rezultatet e mëparshme gjatë studimeve. / S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV