Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se bashkimi me grupin e Sali Berishës ishte një hap pozitiv dhe është e vetmja rrugë që duhet të provohet, pasi konflikti nuk do ta çojë askund PD-në.
“Është një hap pozitiv, e vetmja rrugë që duhet të provohet”, ka thënë ai.
Më tej ka komentuar dhe veprimin e Lulzim Bashës i cili është vetëzgjedhur si kryetar dhe kreu i gurpit të PD-së.
Gjatë një interviste, Bardhi theksoi se nëse kryeministri Edi Rama vendos për kreun e grupit të PD, ka marrë fund parlamentarizmi.
“Është një hap pozitiv, e vetmja rrugë që duhet të provohet.
Nëse Rama vendos kreun e gurpit të PD ka marrë fund parlamentarazimi .
Është mbledhja e deputëteve që cakton apo jo kreun e grupit”, tha Bardhi.
Kujtojmë se më heërt ku Bardhi ishte në krahun e Bashës, është shprehur se Berisha i përket të kaluarës të PD-së.
Sulmet e grupit të Bashës ndaj grupit të Berishës ishin të shumta, të cilët e etiketonin si “non grata”./ S.M