Efektivët kthehen nga misioni në Greqi/ Rama: Krenarë për kontributin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i forcave zjarrfikëse dhe efektivët shqiptare kanë përfunduar misionin e tyre në Greqi, e cila u përfshi nga zjarret javët e fundit.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ndihet krenar që Shqipëria ndihmoi vendin fqinj në një moment të vështirë.

Ai ka shpërndarë një foto të ekipit ndërsa thotë se trupa të specializuara të emergjencave civile të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën e kryer.

“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive

Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë.”-shkruan Rama. / S.M

Të fundit

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV