Kabineti i ri qeveritar/Konfindustria:Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria ka reaguar lidhur me kabinetin e ri të qeverisë Rama. Ndonëse në qeveri u sollën edhe emra të rinj, Konfidustria thotë se ndryshimet nuk i përgjigjen pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.

Sipas Konfindustrisë, nuk duhej thjesht të kishte zëvendësim të emrave, por duhet të ketë rindërtim të portofolave ministrore dhe strukturës së qeverisë në përgjithësi.

Konfindustria propozon krijimin e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Ministria e Financave. Po ashtu propozohet edhe krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike. Ndërkohë, sipas Konfindusitrisë Ministria e Mjedisit duhet të organizohet si ministri tërësisht e veçantë.

Ndryshimet në kabinetin e qeverisë
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi

Deklarata e plotë

Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit në kabinetin e qeveritar Rama 3 nuk i përgjigjen në shumicën e tyre pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Ndryshimet u përqendruan thjesht në zëvendësime emrash të titullarëve ndërkohë, që analizat e cilësisë së menaxhimit të derisotëm të ekzekutivit bënin të domosdoshme rindërtime të thella të portofoleve ministrore dhe strukturës së qeverisë në përgjithësi.

Konfindustria vlerëson, se organizimet e brendshme të portofoleve më të rëndësishme ministrore do të vazhdojnë të jenë ndërtuar me përplasje të qartë interesash institucionale, që ulin ndjeshëm efektivitetin e punës dhe krijojnë kushte për subjektivizëm dhe korrupsion.

Konfindustria, ka kërkuar zyrtarisht riorganizimin e disa portofoleve më të rëndësishme ministrore si më poshtë:

Lexo edhe :  Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

– Krijimin e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Ministria e Financave. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përplasje të qartë interesi të papranueshme, që ka dëmtuar rëndë prodhimin vendor. Politikat fiskale të interesuara për të ardhura në afatshkurtër kanë nënshtruar plotësisht zhvillimin ekonomik afatgjatë.

– Krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Është e pakuptueshme dhe e gabuar, që sektorë strategjikë afatgjatë si energjia, burimet natyrore dhe mineralet të jenë thjesht shtojca të Ministrisë Infrastrukturës. Shembull i qartë i keqmenaxhimit është kalimi i Shqipërisë në krizë energjetike në vazhdim duke filluar nga viti 2021. Në vitin 2021 Shqipëria shpalli krizën energjetike, pikërisht kur prodhimi vendas tejkaloi me 6.5% kërkesën e brendshme.

– Krijimi i Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike. Organizimi i sotëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit prodhon mungesë oponence institucionale me pasoja të rënda në afatgjatë për mjedisin, por edhe sektorin turistik. Përmendim si pjesë e problematikave të mëdha të sotme me lejet mjedisore: guroret e pakontrolluara, resorte turistike në zona të mbrojtura, rasti i zonës së mbrojtur të Butrintit, të parkut kombëtar të Vjosës, problematikat e rënda në derdhjet e ujërave të zeza në dete, lumenj dhe liqene, plehrat, aferat e rënda me djegësit, ndotjet industriale, impiante të ujërave të zeza jashtë pune, etj.

– Ministria e Mjedisit duhet të organizohet si ministri tërësisht e veçantë, oponente e zhvillimit ekonomik dhe industrial në shkallë vendi.

– Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përplasje të fortë institucionale interesi me sigurinë ushqimore. Politikat e zhvillimit bujqësor dhe blegtoral në parim, duhet të jenë të vëzhguara nga politikat e mbrojtjes së sigurisë ushqimore. Problematikat e sigurisë ushqimore në Shqipëri janë të rënda për qytetarët, bizneset dhe turizmin. Sipas shembullit të shteteve të zhvilluara të BE, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mund të ishte pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë ose drejtpërdrejtë në varësi të Zyrës së Kryeministrit.

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

Lajme të tjera

Web TV