Rama mbledh sot dhe nesër në Tepelenë kabinetin qeveritar! Priten ndryshime në qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, sot dhe nesër (28-29 Korrik) kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë.

Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani. Burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime.

Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’.

Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përveç ministres së Arsimit, Evis Kushi. Në vend të saj do të shkojë zv.ministrja Albana Tole.

I gjithë Sekretariati i PS u shkarkuar në Asamblenë Socialiste dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj. Damian Gjiknuri është shkarkuar dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS është komanduar Blendi Klosi. Kreu i ri i grupit parlamentar do të jetë Bledi Çuçi

Të fundit

Dua Lipa arrin suksesin e jashtëzakonshëm, thyen një tjetër rekord botëror

Këngëtarja e famshme ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur të thyej një tjetër rekord botëror. Lajmi i...

Ekzekutimi i recepsionistit në Dhërmi, Karamuço zbardh detaje: Nuk mund të kryhej vetëm

Policia ka arrestuar dy persona, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit Gerald Shehun për të fshehur trupin...

Kore e Jugut/ Punëtorët e Samsung nisin grevë për herë të parë

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë. Samsung Electronics është njëra prej kompanive...

Çfarë ndodhi dy vite më parë, dalin detaje të reja nga divorci i Besit me Xhensilën

Teksa u komentua marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ish konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj tha ne TCH se problemet mes...

MUHAMET DERRI OSE FORMATI I RRITJES SË NJË PERSONALITETI

Mbi librin “Në rrjedhën e jetës së një jetimi”  Nga QAZIM SHEHU  Koha gjithnjë e sjell nevojën e sfidës me të,sidomos një kohë e vështirë, që...

Lajme të tjera

Web TV