Konviktet në Tiranë/ Shtohen kërkesat për shkak të qirave të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 80% e kapaciteteve te konvikteve ne Qytetin Studenti janë rezervuar. Ndërsa që në shtator kanë nisur të akomodohen një pjesë e studentëve.

Kemi një kapacitet rreth 4600 studentësh dhe tani ndërsa flasim janë 3300 vende të zëna”, thotë drejtoresha e konvikteve Anila Shehu.

Që prej 4 shtatorit studentët kanë pasur mundësi të rezervojnë akomodimin online përmes portalit qytetistudenti.tirana.al. Kërkesat kanë qenë më të shumta se vitet e tjera edhe për shkak të çmimeve të larta të qerasë së banesave.

Në konviktet e reja aplikacioni është hapur në orën 09:00 dhe rreth orës 11:00 nuk kishte më asnjë vend të lirë”, thotë Anila Shehu.

Në konviktet e Tiranës akomodimi kushton 4500-5500 lekë/muaj. Vetëm këtë vit në Qytetin Studenti janë shtuar 9 godina të reja me kushte bashkëkohore.

Shtëpitë me qira në Tiranë janë goxha të shtrenjta siç e dimë dhe si student konviktet ofrojnë një mundësi shumë të mirë dhe të lirë dhe me kushte optimale afër shkollës dhe gjithçka në Tiranë”, thotë një student.

Kushtet janë shumë të mira në krahasim me çfarë kanë qenë, nga ana tjetër shtëpitë me qira kushtojnë më shumë”, thotë një student tjetër.

Aplikimet për të rezervuar akomodimin në Qytetin Studenti qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit, edhe në varësi të lëvizjeve që bëjnë studentët gjatë vitit. Ndërkohë kapacitetet do të shtohen vitin e ardhshëm edhe me përfundimin e rikonstruksionit të 5 godinave të reja./   S.M

Të fundit

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka...

Populli apo Berisha, kush e ka fajin?

Andi Bushati dhe Blendi Kajsiu kanë disa ditë që zhvillojnë një seri replikash me njëri-tjetrin. I pari ngulmon me tezën e tij se askush...

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht...

Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta –...

Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur...

Lajme të tjera

Web TV