Destinacionet më të qëndrueshme të udhëtimit në botë në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëtimet, sado të bukura dhe transformuese që mund të jenë, shpesh sjellin një gjurmë të rëndë në mjedis.

Nga emetimet e karbonit të lidhura me fluturimet te zhvillimi i tepërt i habitateve natyrore, pasojat e turizmit të masës shpesh janë shkatërruese.

Megjithatë, një numër në rritje vendesh kanë nisur rrugën drejt një turizmi më të qëndrueshëm, duke pranuar se udhëtimi mund të jetë sa pjesë e zgjidhjes, aq edhe pjesë e problemit.

Euromonitor International, një shoqëri kërkimesh e tregut botëror, publikoi së fundi Indeksin e tij të Udhëtimeve të Qëndrueshme për vitin 2023, i cili tregon 20 Vendet më të Qëndrueshme në Botë për udhëtime.

Sipas Caroline Bremner, përgjegjëse e sektorit të udhëtimeve të Euromonitor International, indeksi merr në analizë 56 tregues për të përcaktuar performancën e udhëtimeve të qëndrueshme në vende të ndryshme.

Nga këta, veçohen tre lloje kryesore të treguesve:

-Treguesit e përgjithshëm të cilët i referohen shëndetit të një destinacioni në lidhje me lumturinë, barazinë dhe drejtësinë sociale

-Treguesit që përcaktojnë sasinë e ndikimeve specifike të turizmit në mjedisin lokal siç është përdorimi i energjisë nga hotelet

-Gjendja e përgjithshme e turizmit si cilësia e infrastrukturave apo varësia nga kërkesa ndërkombëtare

Të gjitha, përveç njërit, janë në Europë (më saktësisht në Amerikën e Jugut).

Destinacionet e udhëtimit më të qëndrueshme në botë

Suedia është destinacioni i udhëtimit më i qëndrueshëm në botë, sipas Sustainable Travel Index 2023 i Euromonitor International.

Kjo mund të mos jetë një surprizë e madhe për shumë njerëz, duke pasur parasysh se Visit Sweden synon ta bëjë veten “destinacionin më të qëndrueshëm dhe tërheqës në botë mbështetur në inovacion” deri në vitin 2030, me investime të mëdha në kohë dhe para në atë mision.

Disa nga programet suedeze për udhëtime të qëndrueshme përfshijnë energjinë e rinovueshme 100% për gjithë transportet publike të Stokholmit (një sukses i arritur në 2017), angazhimin që më shumë se 250 hotele dhe struktura akomodimi të përmbushin kërkesat strikte të Nordic Ecolabel, një program rigoroz certifikimi mjedisor dhe prezantimin e një karte për ekoturizmin, e quajtur Nature’s Best (e cila certifikon operatorët turistikë të cilët përqendrohen tek udhëtimet e qëndrueshme).

Lexo edhe :  Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton tregun
Finlandë

Destinacionet më të qëndrueshme në botë në vitin 2023

1. Suedi
2. Finlandë
3. Austri
4. Estoni
5. Norvegji
6. Sllovaki
7. Slloveni
8. Islandë
9. Letoni
10. Zvicër
11. Francë
12. Lituani
13. Danimarkë
14. Republika Çeke
15. Gjermani
16. Portugali
17. Kroaci
18. Uruguai
19. Rumani
20. Poloni

Austri

Suedia, tha Bremer, ka qenë në vendin e parë në vitet e fundit. Një nga arsyet është lëvizja flight-shaming suedeze.

“Kjo lëvizje vijon të ketë ndikime pozitive në rënien e ndjeshme të udhëtimeve të kryera brenda vendit, nga 6.6% në 2.7%” – tha Bremer.

Ajo theksoi se Suedia dhe Finlanda kanë disa ngjashmëri të cilat i rendisin në krye të listës në lidhje me pasuritë kulturore, duke përfshirë faktin se nuk kanë site të trashëgimisë botërore në UNESCO të rrezikuara, gjë që ka ndikuar në rritjen e pozicionit të tyre në klasifikim.

Në lidhje me Austrinë, Bremer nënvizoi se vendi renditet i pari në lidhje me qëndrueshmërinë sociale, e cila përfshin fokusin në barazinë, punët e denja, shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, aksesin në nevojat bazë, shëndetin dhe përfshirjen. Në tërësi, kjo e ka ndihmuar Austrinë të renditet e treta në klasifikim.

Sustainable Travel Index 2023 identifikoi edhe dhjetë qytetet më të qëndrueshme në botë

 

Qytetet më të qëndrueshme në botë në vitin 2023

1. Melburn
2. Madrid
3. Sevilje
4. Stokholm
5. Talin
6. Toronto
7. Palma de Majorka
8. Las Vegas
9. Lisbonë
10. Mynih

(   S.M   )

Të fundit

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Lajme të tjera

Web TV