Ekspertja jep zgjidhjen: Ja si shqiptarët mund t’i shpëtojnë taksës së pronës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka publikuar tashmë draftligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” duke parashikuar konceptin e ri për këtë taksë që synon të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshniqi duke folur në Panorama TV u shpreh se në disa zona disa apartamente kanë vlerë të lartë, ndërsa të tjera janë më të vjetra, e sipas saj, nisur nga ky fakt qytetarët nuk duhet të paguajnë njësoj.

Ajo shton se shqiptarët kanë gjetur disa mënyra që ti shmangen detyrimet.

“Pronat nuk vlejnë më sa vlenin dikur, dhe taksa tani do rëndojë në xhepat e qytetarëve. Disa qytete e paguajnë taksën në faturat e ujit e disa qytete nuk e paguajnë, dhe duket sikur disa duhet të paguajë e disa të tjerë jo.

Taksa duhet të krijojë barazi dhe ta paguajnë të gjithë. Në buxhetin e shtetit kjo taksë nuk do kontribuojë aq sa parashikohet.

Në bazë të çmimit të referencës, i bie që në disa zona disa apartamente kanë vlere të lartë ndërsa të tjera janë më të vjetra. Dhe fakti që janë në një zonë më të mire nuk duhet të paguajnë njësoj. Në një zonë duhet të ketë një barazi të amortizimit të pronës.

Dixhitalizimi është një problem tjetër, një tokë mund të ketë tre pronar. Janë disa zona bujqësore ku nuk ka infrastrukturë dhe nuk përdoret, ndaj nuk mendoj se duhet të taksohet.

Taksa duhet të jetë sa më efektive. Shqiptarët kanë gjetur disa mënyra që ti shmangen detyrimet, mund të ndodh edhe në këtë rast. Taksimi i shtëpisë së dytë do të jetë me vlere të ulët, po qytetarët mund edhe të divorcohen vetëm për t’i shpëtuar kësaj taksë për shtëpinë e dytë. Duhet parë edhe mënyrat e vjeljes së taksës“, u shpreh ekspertja. /  S.M

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV