Lindi nën zhurmën e tërmetit, vogëlushja marokene ende pa emër dhe pa rroba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja në Marok nga tërmeti është e madhe. Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok.

Nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, por spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua.

Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara.

Familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni.

Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme nga autoritetet”,-tregon nëna për mediat.

Na kanë ndihmuar banorët këtu me batanije. Tani kemi vetëm Zotin”.

Khadija tregon se për vajzën e saj të vogël ka vetëm një palë rroba. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Marokun në më shumë se 120 vite. Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. /  S.M

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV