“Sapo të kem VIDEON në dorë do e publikoj”/ Çfarë po paralajmëron Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar seancën plenare 20-minutëshe për miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në qeveri si një takim mafiozësh.

Përmes një deklarate për shtyp në oborrin e Parlamentit, Berisha deklaroi se me largimin e Xhaçkës, detyra e ministrit të Jashtëm ishte paracaktuar t’i jepej Spiropalit, por kryeministri Rama u tërhoq në moment të fundit për shkak të një video që qarkullonte.

Në përmbajtjen e materialit filmik, sipas Berishës, shfaqej Spiropali teksa bënte mbledhje me Bajrajt, Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës. Ish-kryeministri u zotua se do ta publikonte atë sapo t’i binte në zotërim. I ndalur tek ish-ministrja Olta Xhaçka, kreu i Rithemelimit e akuzoi atë për vjedhje, duke rikujtuar momentin kur ajo bëri bashkëshortin e saj investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës.

“Kjo seancë ishte tipike në një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Kjo shërbente si një takim mafiozësh në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka që pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, ka vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.

Po zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat që bën një gabim fatal në karrierën e tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet për postin e Ministrit të Jashtëm i kishte bërë Spiropali, por një video e minutës së fundit ku bënte mbledhje me Bajrajt, Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën që të anulojë zgjedhjen e saj. Ju garantoj që sa të më bjerë në dorë ajo video, do ta bëj publike.

Por që ju e patë se si nxinte Spiropali në Asamblenë e PS-së. Ishte sikur t’i kishte rënë një mortje e keqe sepse iu bë pluhur në minutën e fundit ëndrra për t’u bërë ministre e Jashtme.

Tani në qeveri ka ardhur përfaqësuesi i Ndraghetës. Largimi i Krifcës, filloi t’i japë burrit si nënkontraktori i Gjikurisë nga tenderat e bujqësisë… ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca. Koçiu ka një histori të hidhur 8-vjeçare, ku faktohet se emërimet i bënte me ryshfet. Shkon në një sektor që Ogerta e la në agoni”– tha Berisha./   S.M

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV