Berisha mesazh të tijëve, bashkë me Metën në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishin bashkë dje në hapjen e fushatës për zgjedhjet e parakohëshme lokale në Kukës.

Çfarë mesazhes dhanë dy liderat dhe tentativa për të shuar disa zërat brenda Grupit të Rithemelimit që janë kuandër aleancës me Metën.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta hapën sëbashku fushatën në Kukës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 shtator.

Prania e Berishës dhe Metës në një takim është edhe mesazhi I drejtëpërdrejtë ndaj disa zërave kundër brenda Grupit të Rithemelimit që nuk duan alenacë me Metën, duke e konsideruar si “përfitues” dhe një arsye se përse largohet elektorali I djathtë nga kjo aleancë.

Megjithatë Berisha dhe Meta kanë vendosur të japin mesazhin e qartë se janë bashkë dhe do të jenë bashkë si aleatë edhe në zgjedhjet e ardhëshme. Para mbështetësve në Kukës Berisha deklaroi dje se kryeministri Rama sillet si një pushtues dhe se ngjyra mavi është shtrirë mbi votën e vjedhur është ajo e pushtimit.

Ai e cilësoi më tej Ramën si një “kryebandit” që nuk ndan asnjë normë morale me shqiptarët, ndërsa paralajmëroi se javët e ardhshme “miqtë e tij do dalin prapë”. “Ora është e misionit të opozitarëve.

Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet se sa përpjekja e tyre për liri. Koha është sot për një përpjekje të re të fuqishme. Nuk ja prekim kujt votën, por ata që na kanë prekur votën 10 vite duhet të përgjigjen. Kjo betejë fillon nga Kukësi. Kjo betejë duhet të përhapet në gjithë vendin. Rama sillet si pushtues. Ngjyra mavi e shtrirë mbi votën e vjedhur është ngjyra e pushtimit, ngjyrë e urryer, duhet ta shporrim dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo ngjyrë.

Edi Rama është një kryebandit që nuk ndan asnjë normë morale me shqiptarët. Është një hajdut. Ju do shihni javët e ardhshme se si do dalin prapë miqtë e tij. Ka krijuar një ushtri propagandistike. Ju mashtron ju nga mëngjesi në darkë. Koha ka provuar se kjo propagandë te 600 mijë shqiptarë ishte zero”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, ky është parashikimi i "Fjala.al" për shpërndarjen e mandateve

Ndërsa Meta është ndalur në tjetërsimin sipas tij që iu bë votës së qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit në 61 bashki të vendit. “Të vjen keq që rruga e Kombit pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit. Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës.

Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit”, u shpreh Meta. Më pas fjalën e mori kandidati I koalicionit “bashkë Fitojmë” Emri Vata, I cili theksoi se korrupsioni dhe varfëria në Kukës janë në nivele të larta, ndërsa premtoi se Bashkinë do ua kthejë qytetarëve.

Zgjedhjet e parakohëshme në Kukës po mbahen pasi në qershor të këtij viti vetëm pak ditë pasi ishte betuar si kryebashkiak Safet Gjici i PS-së u arrestua pas publikimit të aferës seksuale dhe korruptive me shtetasen A. Kaçi. Një tjetër lëvizje brenda opozitës është se Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha nuk doli me kandidat të saj.

Të fundit

Ervin Salianji mbjell flokët në burg (FOTO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur së fundmi me pamje të re, ku vërehet qartë se ka...

Me kapele në kokë, dhëndëri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet. Malltezi është në masën...

Nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë djalin dhe bashkëshorten e komisionerit të PS-së

“Saga” e dhunës nga eksponenti i PD në Pogradec vazhdon. Pasi dhunoi në qendrën e votimit komisionerin Enton Gega, nipërit e eksponentit të arrestuar,...

Berisha është gjithmonë “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare

Analistja Brizida Gjikondi, komentoi daljen e Sali Berishës në deklaratë për mediat. Ajo theksoi se kryedemokrati është “regjisori” i dhunës në politikën shqiptare. “Berisha është dërguesi...

Dononcon e moshuara: Mbështetësi i PD më kapi për gryke, më tha komuniste dhe rrugaçe

Mësuesja në pension, Monda Turshinka, ka deklaruar për mediat se është sharë, ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, një prej simpatizantëve të njohur të...

Lajme të tjera

Web TV