Asetet ruse në duart e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është caktuar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si reporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimi i tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Projekt-rezoluta e propozuar nga vetë Basha dhe votimi që ai të jetë në krye të nismës.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar dje me unanimitet për të emëruar kryetarin e PD Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

Më herët kryetari i PD Lulzim Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Një propozim i ngjashëm po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan ndërkohë që edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kërkuar që Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.

Megjithatë vendet e bllokut të BE-së kanë vendisur të avancojnë në këtë drejtim për të konfiskuar asetet ruse në Europë dhe të ardhurat e siguruara nga shitja e tyre do të shërbejnë si fond i veçantë për rindërtimin e Ukrainës e cila prej më shumë se dy vitesh është në luftë me Rusinë. Projekt-rezoluta e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fillimisht ishte një nismë politike, por më pas pati propozime për të konfiskuar pronat e oligarkëve rusë që janë vërtetuar se bashkëpuojnë me Putinin.

“Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse”-thuhet në projektrezolutën e paraqitur pak kohë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, por dje është miratuar me unanimitet, madje do jetë në krye të kësaj nisme si reporter i konfiskimeve të aseteve ruse.

Lexo edhe :  Kongresi i Partive Popullore në Spanjë, Berisha: Rama i ka kthyer zgjedhjet në fasadë

“Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse.

Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet: Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar; Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit”-thuhet më tej në projekt-rezolutën e paraqitur nga Basha e cila tashmë është miratuar.

Paradoskaslisht Basha është hetuar në vendin tonë si I dyshuar se ka përdorur burime financiare nga kompani ruse për të lobuar në SHBA, pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Pavarësisht hetimit dhe gjykimit ndaj Bashës nuk ka një vendim fajësie dhe se ai e ka mohuar që të ketë lidhje me këtë aferë.

Gjithashtu të dhëna të tjera janë zbuluar edhe në çështjen “Rama-McGonigal”, ku në një nga vizitat në Shqipëri të ish-kryeagjentit të kundrazbulimit në FBI kishte marrë të dhëna nga zyra e Ramës për një aferë të mundëshme të liderit të opozitës me fonde që si burim kishin kompani ruse.

Ndërsa në vendin tonë akuzat tashmë mbesin më shumë politike sesa penale Basha është zgjedhur në unanimitet si reporter në KE në lidhje me sekuestrimin e aseteve ruse dhe më pas përdorimin e të ardhurave për rindërtimin e Ukrainës.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV