Balla e Jenrick inaugurojnë laboratorin e referencës së ADN, në fokus dosjet e vjetra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Ministri i Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Robert Jenrick morën pjesë në ceremoninë e hapjes së laboratorit të referencës së ADN-së në Institutin e Policisë Shkencore, i cili do të ndihmojë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministria e Brendshme, duke pasqyruar aktivitetin e inaugurimit të Laboratorit të Referencës së AND-së, bën të ditur se, profilet gjenetike të të arrestuarve apo ndaluarve të përfituara nga ky laborator do t’i shtohen bazës kombëtare të të dhënave të ADN-së, e cila është zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkuar duke u siguruar Policisë Shqiptare dhe sistemit të Drejtësisë një mjet të fuqishëm hetimi.

Të dy qeveritë dhe agjencitë e tyre ligj-zbatuese kanë një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi në këtë fushë, si dhe në hetimin e dosjeve kriminale.

Vizita e ministrit Jenrick i paraprin takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm, krimin e organizuar dhe sigurinë kibernetike.

“Është kënaqësi të pres ministrin Jenrick, përpara takimit të parë historik të vendeve pjesë e Procesit të Berlinit që zhvillohet në rajon. Ky laborator biometrik është një hap tjetër në bashkëpunimin tonë të ngushtë për të rritur kapacitetet dhe aftësinë tonë në këtë fushë”, tha ministri Balla.

“Kjo strukturë e re e IPSH është një tjetër hap për objektivin e përbashkët të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmirësuar testimin dhe analizën e mostrave të ADN-së.

Ky është shembulli i fundit i punës së ngushtë të përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që përfshin nënshkrimin e një komunikate të përbashkët mes kryeministrave tanë në dhjetor, e cila solli një ulje me mbi 90% të numrit të personave që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh ministri britanik./  S.M

Të fundit

Basha padit në SPAK kandidatin e PD në Durrës, Arian Ndoja

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka depozituar një kallëzim në SPAK kundër kandidatit të Sali Berishës për deputet në...

Rama nis turin jashtë vendit – Takimi i radhës me emigrantët në Itali

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë më 13 Prill. Mitingu me emigrantët do të mbahet në Milano në Centro...

Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdojë me tarifat globale gjithëpërfshirëse pavarësisht...

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet...

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur...

Lajme të tjera

Web TV