Polakët shpenzojnë 100 euro në ditë/ Shqipëria ka hyrë në tregun ndërkombëtar të turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria përjetoi një ‘bum’ turistësh këtë sezon veror. Ndonëse jemi në mes të shtatorit, hotelet në bregdet janë ende plot me pushues.

Duke folur mbrëmjen e djeshme  në “Top Story” për shifrat e turizmit, kryetari i Unionit Turistik të Shqipërisë, Rrahman Kasa tha se një rol luan turizmi patriotik.

Sipas shifrave, 7.2 milionë turistë kanë hyrë në vendin tonë në tetë muajt e para të vitit. Por, gati gjysma e tyre janë shqiptarë, thotë Kasa.

“Turistë është ai që kalon 24 jashtë vendit të vetë. Kështu që, quhen turistë. Por, ne rrethohemi si shtet nga shqiptarë dhe kemi atë që e kemi quajtur turizëm patriotik. Kemi edhe emigrantët e diasporës.

Nëse do të heqim këta shqiptarë apo emigrantë, ndoshta do të kemi përgjysmimin e këtij numri. Një turist polak shpenzon rreth 100 euro në ditë. Po shqiptarët, a shpenzojnë kaq? Dhe duhet ndarë, vijnë për qëllime biznesi, pushime apo arsye të tjera?”

Ndërsa deputeti Dashamir Shehi shprehet se turizmi është bërë faktor i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë, por duhen politika të qëndrueshme.

“Turizmi është bërë faktor ekonomik. Është frut i vendit të bukur që kemi, i investimit që kanë bërë mijëra njerëz në vend.

Që kjo të qëndrojë e rëndësishme, nuk duhet mbyllur te zhurma që bën zoti Rama. Duhet një politikë afatmesme njëherë, pastaj afatgjatë.

Kemi tre avantazhe. Jemi në mes të trekëndëshit më të madh turistik, me Italisë, Greqisë dhe Kroacisë. Avantazhi i dytë është që kemi ujëra të pastra. Avantazhi i tretë, është se duke qenë në fillim, kishim shansin për të mos gabuar”.

Nga tregu lokal, kemi hyrë në treg ndërkombëtar të turizmit, sipas Shehut/   S.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV