Studimi: 1 në 3 shqiptarë nuk përballojnë dot ngrohjen, të parët në Evropë dhe Rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i “Agjencisë Evropiane të Statistikave” thotë se Shqipëria mban normën më të lartë në Evropë për numrin e personave që e kanë të pamundur të përballojnë ngrohjen në dimër.

Sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga SCAN Intel që i referohen vitit 2020, 35.8% e shqiptarëve janë shprehur se e kanë të pamundur të mbajnë shtëpinë e tyre ngrohtë në mënyrë të vazhdueshme.

Shifra është më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian e cila është 7.5%.

Në vendin e dytë, pas Shqipërisë, renditet Bullgaria me 27.5%.

Duke qenë se Shqipëria është vendi i parë në listë, norma është më e larta edhe në rajon. E dyta pas Shqipërisë me normën më të lartë është Maqedonia e Veriut me 23.8%, pasuar nga Mali i Zi me 13.2% dhe Serbia me 9.5%.

Normën më të ulët, referuar Evropës, e kanë Zvicra me 0.2%, Norvegjia me 0.8%, Austria me 1.5% dhe Finlanda me 1.8%.

Sipas “Institutit të Statistikave” për vitin 2020 mbi 1 në 2 familje në vendin tonë ngrohen me dru zjarri, ndërkohë që kryeqyteti, Durrësi dhe Vlora ngrohen kryesisht me energji elektrike.  /   S,M

Studimi: 1 në 3 shqiptarë nuk përballon dot ngrohjen, të

T

Të fundit

Spiunia serbe në OSBE, qëndron në paraburgim, ekspertët: BIA vijon të veprojë në Kosovë

Pas hetimeve disa mujore dhe me vendim gjykate, serbja Jelena Gjukanoviç, e punësuar në Misionin e OSBE-së në Kosovë,...

Limaj, kyçi i një mandati tjetër kryeministror të Kurtit

Nga Eduard Zaloshnja Vetëvendosja e Kurtit mori vetëm 40.9% të votave të pjesëmarrësve të zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Dhe me këtë përqindje do të...

‘Më i keqi që kam parë’/ Gjesti ballafaqohet me Eglin: Kur e pashë, terr mu bo (VIDEO)

Egli dhe Gjesti janë ballafaquar mëngjesin e sotëm në lidhje me atë që ndodhi mes tyre në darke. Mesa duket, Gjestit nuk i ka...

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Shën Vlash

Shërbimi veterinar ka vendosur në karantinë fermën e shpendëve në fshatin Shën Vlash të Durrësit, pas marrjes së njoftimit se në këtë fermë kishte...

“Paqja është larg”/ Trump i përgjigjet Zelenskyt: Amerika nuk duron më!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe njëherë se paqja mes vendit të tij dhe Rusisë është ende shumë larg. Një deklaratë që është...

Lajme të tjera

Web TV