Bajram Begaj pret Presidenten e Bullgarisë, zbardhen diskutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova.

Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy vendeve, në një vit që përkon me 110-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Vizitat e nivelit të lartë që dy vendet kanë shkëmbyer vitet e fundit duhet të vijojnë edhe më tej në funksion të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat  me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe e konsideroi Bullgarinë një partnere ekonomike të rëndësishme.

Sipas Kreut të Shtetit duhet të shfrytëzohen mundësitë e shumta që kanë dy vendet për të forcuar më tej këtë partneritet.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në drejtim të Republikës së Kosovës si një garanci më shumë për stabilitetin dhe progresin e Ballkanit Perëndimor./  S.M

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV