Shpërndanin drogë pranë shkollave, mbi 230 të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksion i madh antidrogë është zhvuilluar dje në disa qytete të vendit. Në pranga kanë rënë mbi 230 persona. Drogat e llojeve të ndryshme përfshi edhe atë sisntetike shpërndahej kryesisht pranë shkollave të mesme.

Reagon ministri Balla: Do të kërkoj dyfishimin e dënimit për trafikantëve që veprojnë në institucionet arsimore.

Në një aksion të madh kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në vend janë ndaluar qindra persona dhe po procedohen mbi 1000 të tjerë. Aksioni është finalizuar me arrestimin e 233 personane në kuadër të një operacioni antidrogë, që është zhvilluar të enjten. Sipas policisë, 82 persona tjerë janë në kërkim.

Po këtë ditë janë miratuar vendimet për kryerje të kontrolleve në 356 ambiente. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në kuadër të këtij aksioni tha se janë goditur 23 grupe kriminale.

“Njëzet e tre grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike afër shkollave në lokale dhe blloqe banimi janë goditur në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli’. Janë sekuestruar lëndë narkotike si, kokainë, heroinë, kanabis sativa, gjithashtu edhe armë zjarri dhe armë të ftohta.

Operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë”, ka thënë ai. Operacioni është kryer në të njëjtën kohë, në disa qytete. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e ka konsideruar alarmues faktin që po rritet numri i të rinjve që përdorin substanca narkotike.

“Përdorimi i drogave nga të rinjtë po rritet, dhe po ulet mosha e atyre që po përdorin për herë të parë lëndë narkotike, duke e nisur në shkolla. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike. Edhe sot gjatë operacionit të Policisë janë zbuluar lloje drogash që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri.

Ky është një lloj alarmi për institucionet, prindërit dhe shoqëria duhet të reagojnë së bashku.” Balla ka thënë se pikërisht për këtë arsye e ka shpallur një plan të ri masash sigurie në shkolla, në nisje të vitit të ri shkollor. Sipas tij, Ministria e Brendshme është e angazhuar për ta vijuar këtë luftë deri në qelizën e fundit.

Lexo edhe :  Mbërrin në Shëngjin “Libra” me 40 emigrantë, anija i dhurohet Shqipërisë

Ai ka kërkuar aleancë të gjerë me institucionet e tjera, shkollat, familjen dhe shoqërinë civile për parandalimin e përdorimit të drogës. “Do të ketë masa konkrete në terren që të eliminojmë kërcënimin që i vjen shëndetit dhe sigurisë publike nga përdorimi i drogave. Do të bëjmë gjithçka që brenda perimetrit të sigurisë në shkolla grupet kriminale të mos afrohen”, ka deklaruar Balla.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohen propozimet për ndryshime në Kodin Penal për dyfishim të dënimit për krimet që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

Duke e cilësuar si një mega-operacion mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, Rrumbullaku renditi rezultatet e 8 muajve të fundit, konkretisht të sekuestrimit të 829 kilogramëve cannabis sativa; 61.5 kg heroinë; 15.5 kg kokainë dhe 5.2 kg ekstazi.

Rrumbullaku tha se bazuar në aktet procedurale dhe provat e siguruara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës, nga gjykatat respektive janë miratuar 296 masa sigurie; 356 vendime për kontroll banesash dhe ambientesh të tjera; janë ekzekutuar 214 masa sigurie; janë arrestuar në flagrancë gjatë kontrolleve 19 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 82 të tjerë.

Në njoftim thuhet se pjesa më e madhe e shtetasve të arrestuar janë pjesë e 23 grupeve kriminale që veprojnë në qytetet Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Shqipëria konsiderohet se pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të lëndëve narkotike.

Megjithatë, hetimet e policisë dhe prokurorisë deri tanimë kanë dështuar të mbërrijnë tek trafikantët e mëdhenj të sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës.

Të fundit

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku...

Sa kushton të udhëtosh nëpër botë?

Një nga pyetjet më të njohura që bëhet është se sa kushton të udhëtosh nëpër botë. Kjo ishte edhe pyetja më e madhe, përpara...

11 maji/ Ekspertët: Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëra miliardë euro

Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj here duket se gjërat janë ekzagjeruar në një nivel krejt tjetër me...

Ironia e Ramës: Berisha ka më shumë kandidatë nga Big Brother se nga Primaret

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, gjatë takimit me një rinjtë dhe të rejat në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 11...

Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë rreth orës 19:30 me orën...

Lajme të tjera

Web TV